Japonia miratoi buxhet rekord ushtarak

Qeveria e Japonisë ka ndarë 7.9 trilionë jen (50.8 miliardë euro) për nevojat e mbrojtjes kombëtare për vitin fiskal 2024, raporton Anadolu.

Përballë kërcënimeve rajonale në rajonin e Azi-Paqësorit, Japonia synon të forcojë mbrojtjen kombëtare.

Në këtë kontekst, qeveria vendosi të ndajë 7.9 trilionë jen për mbrojtjen në periudhën nga prilli 2024 deri në mars 2025.

Qeveria e miratoi zyrtarisht buxhetin e përmendur dhe është një buxhet rekord ushtarak në vend.

Me këto fonde planifikohet edhe prodhimi i raketave me rreze të gjatë, projektimi i një avioni të ri luftarak dhe kërkimi i pajisjeve inovative të mbrojtjes.