RMV, dhjetëra amendamente u refuzuan edhe në ditën e tretë të debatit në Komisionin e Kuvendit

Në ditën e tretë të debatit për amendamentet e rebalancit të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, u refuzuan disa amendamente të opozitës, ndërsa disa tjera u anuluan, transmeton Portalb.mk.

Sot në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet u refuzuan 11 amendamente të Frontit Evropian dhe LSDM-së.

Dita e katërt e debatit për amendamentet e rebalancit në Komisionin për financa dhe buxhet do të fillojë nesër prej orës 11:30.

Ndryshe, anëtarët e Komisionit deri më tani kanë refuzuar 27 amendamente.

Ndryshe, më 29 korrik u mbajt dita e parë, nga gjashtë të planifikuar rreth debatit për amendamentet e propozuara për rebalancin e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Në këtë periudhë shqyrtohen gjithsej 58 amendamenteve.

Më 25, 26 dhe 27 korrik, në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet u mbajt debati i përgjithshëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2024. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik ka miratuar ndryshimet e propozuara në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.