RMV, derivatet e naftës prej mesnate do të kenë çmime tjera

Prej sonte pas mesnate, çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (D-E V) zvogëlohen për 1,5 për litër, ndërsa çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1 denar, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk

“Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,688 den/kg dhe tani do të arrijë në 44,748 den/kg”, njoftoi KRRE.

Me ndryshimet e reja, litri i BS-95 do të kushtojë 79,5 denarë për litër, ndërsa 98 do të kushtojë 81,5 denarë për litër.