RMV, çmimet e derivateve të naftës do të pësojnë ndryshime në mesnatë
Benzinat Eurosuper BS 98 dhe Eurosuper BS 95 bien për një, përkatësisht për gjysmë denarë për litër, ndërsa derivati dizel për një denarë e gjysmë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.
“Eurosuper BS 95 me pakicë është 73,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS 98 është 75,5 denarë për litër. Një litër dizel kushton 67 denarë”, njofton KRRE.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) është 66 denarë, ndërsa i mazutit M-1 NS bie për 0,9 denarë për kilogram dhe është 41,3 denarë.
Duke marrë parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas metodologjisë, çmimet me pakicë të derivateve të naftës sipas metodologjisë për formimin e çmimeve, ulen mesatarisht me 1.75 përqind.