RMV, derivatet e naftës do të kenë çmime të reja nga mesnata

Nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja, më të larta. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), benzina rritet për dy denarë e gjysmë për litër, ndërsa derivati dizel rritet për dy denarë, transmeton Portalb.mk.

Kështu, nga mesnata një litër benzinë ​​BS-95 do të shitet për 78 denarë për litër, benzina BS-98 do të kushtojë 80 denarë për litër, ndërsa dizeli do të shitet për 70,5 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri është rritur për dy denarë për litër dhe do të shitet për 70,5 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së nga mesnata, mazuti rritet për 0,473 denarë për kilogram dhe do të shitet për 44,507 denarë për kilogram.