RMV, çmimi i rrymës do të jetë për 27% më i lartë nëse pranohen kërkesat e kompanive

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, nëse pranohen kërkesat e kompanive, mund të jetë për 27 për qind, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (RKE), Marko Bislimoski. Sipas Bislimoskit, deri më tani MEMO, MEPSO dhe “Elektrodistribucija” kanë dorëzuar kërkesa për çmime, por disa nga ato kërkesa janë jo të plota dhe për këtë arsye nuk mund të thuhet saktësisht se sa kanë kërkuar, transmeton Portalb.mk.

“Tenderi për blerjen e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në MEPSO duhet të përfundojë deri në fund të kësaj jave dhe po ashtu ‘Elektrodistribucia’ e ka dorëzuar kërkesën para se të zbatojë tenderin e tyre, prandaj kërkesa e tyre nuk përfshin të dhënat për koston e blerjes së energjisë elektrike për të mbuluar humbjet. Prandaj KRRE nuk mund të thotë saktësisht se sa ka kërkuar MEPSO dhe sa ka kërkuar ‘Elektrodistribucia’”, tha Bislimoski në konferencën e sotme për media.

Ai po ashtu thotë se nga tenderi për furnizuesin universal ka informacione se EMV ka ofruar çmim dhe tashmë është një çmim që do të realizohet nga 57 euro për megavat orë në vend të 53 eurove të mëparshme për megavat orë dhe në vend që të sigurohet nevojat totale prej 100 për qind për familjet dhe konsumatorët e vegjël, do të jenë 95 për qind.

“Bazuar në disa nga çmimet tona të supozuara, në pjesën siç është prokurimi i humbjeve në MEPSO, duke marrë parasysh të dhënat e tyre për kostot operative dhe kostot e tjera, si dhe tenderin tashmë të përfunduar për humbjet në ‘Electrodistrubucia’ ku çmimi është 105. euro për megavat orë deri më tani ishte 100 euro për megavat orë, si dhe ajo që ishte për ‘EVN Home’, nëse e gjithë kjo pranohet dhe përfshihet në llogaritjet në sistemin tonë, rritja e çmimit të energjisë elektrike do të shkonte në 27 për qind”, shpjegoi Bislimoski.

Tashmë, siç tha Bislimoski, KRRE është duke hyrë në analizën e kërkesave dhe pret që deri në fund të javës së ardhshme të vendosen çmimet për MEPSO për transmetim, për MEMO për organizimin dhe menaxhimin e tregut dhe për “Elektrodistribucija” për shpërndarjen e energjisë për konsumatorët. Pastaj, shton Bislimoski, EVN do të dorëzojë një çmim që do të duhet të kalojë kontrollin në KRRE-së dhe në atë kontroll kemi të drejtë të marrim një vendim të veçantë me vërejtje të përcaktuara saktë dhe ai vendim do të jetë i detyrueshëm për furnizuesin universal.

“Në të gjithë procesin do të jemi sa më transparent dhe do ta informojmë opinionin për gjithçka që KRRE do të marrë si vendim”, shtoi Bislimoski.

Lidhur me tarifën e lirë që është futur nga 1 dhjetori, Bislimovski ka treguar se sipas informacioneve që disponon, 80 për qind e njehsorëve në grupin e leximit të parë tashmë janë ndërruar, ndërsa nga 15 dhjetori duhet të fillojë ndryshimi në orëmatësit në grupin e leximit të dytë.

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit të energjisë elektrike gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, ashtu që 6.737 denarë është KWh.

Çmimi për KWh, varësisht nga grupi i konsumatorëve, sillet nga 6.980 denarë deri 11.744 denarë.