RMV, çmime të reja të derivateve nga mesnata

Prej mesnate, benzina EUROSUPER BS-98 me pakicë do të ulet për 2 denarë, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95, EURODIESEL (D-E V), vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë, transmeton Portalb.mk.

Benzina motorike EUROSUPER BS do të jetë 95.87 denarë për litër, EUROSUPER BS 98.89 denarë, dizeli do të kushtojë 85,50 denarë, vaji ekstra i lehtë 85 denarë, ndërsa mazuti 48,715 denarë për kilogram.

Me këtë vendim të KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë ulur mesatarisht për 0,44 për qind krahasuar me vendimin e datës 29.09.2023.

Sipas KRRE-së, çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie mesatare: për benzinën me 1,231 për qind, për naftën një rritje prej 0,083, për vajin ekstra të lehtë ka një rënie prej 1,177 dhe për mazutin rënia është për 0.495 për qind.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,308 për qind.