Revizorët i dhanë ‘karton të kuq’ Ndërmarrjes Publike të Pyjeve Kombëtare: Kaos financiar dhe shumë paregullësi
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Ndërmarrjes Publike për menaxhimin me pyjet shtetërore. Në raport janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mos-harmonizim në punën e ndërmarrjes publike dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur opinion i pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura, transmeton Portalb.mk.
Mjetet biologjike nuk vlerësohen sipas vlerës së tyre objektive, përkatësisht nuk zvogëlohen ose zhvlerësohen për sipërfaqet që ndodhen brenda kufijve të Parkut Nacional të Sharrit dhe janë të rregulluara me plane të veçanta ekonomike pyjore, si dhe sipërfaqet e prekura nga zjarret pyjore në të cilat fondi pyjor është shkatërruar plotësisht.
Në fund të vitit 2023, Ndërmarrja publike ka deklaruar detyrime ndaj Buxhetit të Shtetit për riprodhim të zgjeruar në shumën prej 450.844 mijë denarë përkatësisht 7.307.000 euro, ndërsa për riprodhim të thjeshtë nuk është hapur llogari e veçantë dhe nuk janë paguar mjete në shumën prej 250.186 mijë denarë, përkatësisht 4.055.000 euro. Njëkohësisht ndërmarrja kërkon 164.275 mijë denarë, përkatësiht 2.662.000 euro nga shteti bazuar në pjesëmarrjen në aksionin “Dita e Drurit”.
“Nga revizioni i kryer kemi konstatuar se 95% ose 37.672 mijë denarë nga kërkesat ndaj të punësuarve, rrjedhin nga periudha para vitit 2018 dhe kanë të bëjnë me: mungesa të drurit teknik dhe drurit për ngrohje, avanse të pakthyera, qarkullim ditor të papaguar nga shitjet, shfrytëzimi i shërbimeve katering dhe të tjera. Për shkak të mosmarrjes së masave për arkëtimin e tyre dhe afatit të përgjithshëm të parashkrimit, ekziston pasiguri e madhe që shuma prej 36.460 mijë denarësh përkatësisht 590.920 euro (deri në 5 dhe mbi 5 vite) të mos arkëtohet”, thuhet në raport.
Në raportet financiare të NP “Pyjet Kombëtare”, me gjendje më 31.12.2023, te mjetet materiale në përgatitje është konstatuar se nuk është përcaktuar gjendja faktike dhe janë evidentuar në mënyrë të parregullt investime në shumën prej 16.463 mijë denarë. Investimet në shumën prej 2.226 mijë denarë rrjedhin nga vitet e kaluara, të nisura para themelimit të ndërmarrjes dhe kanë të bëjnë me objekte investuese në filealin “Biglla” Demir Hisar (rezervuar nëntokësor për karburant) dhe “Ravna Reka” Pehçevë (ndërtesë e paligjshme e një shtëpie pyjore), të cilët nuk kanë siguruar dokumentacion të besueshëm për të cilin nuk është përcaktuar gjendja faktike, domethënë nuk është bërë vlerësim për arsyeshmërinë e vazhdimit të investimeve.
Gjithashtu, 7 sera me vlerë prej 12.785 mijë denarë , edhe pse janë në përdorim nga viti 2004, gabimisht udhëhiqen si mjete në përgatitje, pa llogaritur amortizimin, ndërsa torfa e blerë me vlerë prej 1.452 mijë denarë klasifikohet si investim në vend të stokut, çka është në kundërshtim me parimet dhe standardet kontabël. Këto dobësi cenojnë parimin e saktësisë dhe realitetit të raporteve financiare dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi rezultatin financiar të ndërmarrjes.
Nga ana e NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, janë investuar mjete në shumën prej 7.374 mijë denarë gjatë themelimit të dy shoqërive shoqëruese, të cilat në vitin 2005 janë ndarë nga ndërmarrja publike.
Shoqëria për Prodhimet e Sharrës dhe Përpunimin e Drunjve nuk ekziston në Regjistrin Tregtar që nga viti 2020, ndërsa Shoqëria për Kultivimin dhe Prodhimin e Peshqve, pas ndarjes së saj nga ndërmarrja publike, ka pësuar transformime, përkatësisht është kryer pjesa e investimit është transferuar, emri i shoqërisë ka ndryshuar dhe ajo është në posedim të një personi tjetër privat juridik.
Ndërmarrja publike, në arkivin e vet nuk i ka shkresat e asaj procedure, por pas inspektimit në regjistrin e AKP-së, ndryshimi i pronës së patundshme është regjistruar në vitin 2016, me të drejtën e pronësisë në FP numër 243 të PK 375/1 për KK Klenoec Kërçovë në shfrytëzim të personit tjetër privat juridik.
Revizioni konstatoi parregullsi në lidhje me plotësimin e dispozitave të kontratave të punës, ku nga totali prej 355 punonjës në kohë të pacaktuar, 73%, përkatësisht 259 punonjës, të cilët janë të punësuar në vendet e punës, si prerës druri, transportues druri, renditës druri dhe punëtorë pyjesh, nuk i kryejnë detyrimet e përcaktuara të punës në përputhje me kontratat , por kryejnë punë administrative dhe detyra pune në drejtori ose filial.
Në vitin 2023, në Filialin “Pylltaria” Shën Nikollë , me kërkesë të udhëheqësit të filialit dhe autorizimit të dhënë, është lidhur kontratë për shitblerjen e sortimenteve të drurit në trungje në shumën prej 2.561 mijë denarë me TVSH, për dru dushku për ngrohje, në mënyrë jotransparente pa kriteret e përcaktuara për zgjedhjen e personit juridik, as nuk është kërkuar dokumentacioni që duhet të posedojë për kryerjen e punëve kulturore pyjore dhe verifikimin e tij, që do të thotë devijim nga procedura standarde, me rrezikun e lidhjes së kontratave me subjektet që nuk kanë kapacitetet, njohuritë ose profesionalizmin përkatës për ekonomizimin dhe shfrytëzimin e duhur dhe efikas të burimeve pyjore.
Devijimi i ndjeshëm i realizimit të planit për prodhimin e drunjve teknikë dhe drunjve për ngrohje, si dhe planit financiar për të ardhurat nga shitja e drunjve teknikë dhe drunjve për ngrohje, lidhen përgjithësisht me mekanizimin e pamjaftueshëm dhe të vjetëruar, numrin e kufizuar të personelit profesional dhe teknik, transparencën e kufizuar të komplekseve pyjore, si dhe largësinë e terrenit.
Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Kujtojmë se në një raport paraprak, Revizioni konstatoi akuapark mbyllur, objekte jofunksionale, pajisje të rrënuara, mungesë kushtesh për ofrimin e shërbimeve shtesë në Shoqërinë për Ndërtim, Menaxhim dhe Dhënie me Qira të Sallës Shumëfunksionale “Boris Trajkovski” Shkup, për vitin 2023. Aktiviteti prioritar i kësaj kompanie është lidhja e marrëveshjeve të qirasë për hapësirën afariste që ka dhe gjenerimi i të ardhurave nga qiraja.