Revizioni shpalosi parregullsitë që i gjeti te Ministria e Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer kontrollin e punës së Ministrisë për Bujqësi për vitin 2021, duke konstatuar disa parregullsi gjatë punës së tyre në fusha të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Dobësi në sistemin e IT-së, regjistër dhe sistemin informativ te paintegruar, realizimi i projekteve kapitale për ndërtimin e infrastrukturës së ujësjellësit nuk është në përputhje me dinamikën dhe vlerat”, ishin disa nga parregullsitë që i shpalosi Revizoni.

Në raport thuhet se mungojnë dokumentet themelore të planit, nuk ka kontroll dhe nuk kadastër për pyjet, regjistrimi i pagesave nuk është i plotë dhe nuk përputhet me gjendjen faktike.

“Mendim i pafavorshëm në raport me vërtetësinë dhe objektivitetin e raportit financiar dhe përputhjen e transaksioneve financiare me regullativat ligjore”, deklarojnë nga Revizioni, duke theksuar që ka edhe mospërputhje me punësimet e nevojshme në Planin për punësim dhe personat e angazhuar.