Reagime nga Groenlanda dhe Meksika në lidhje me deklaratat e presidentit Trump
Kryeministri i Groenlandës ka deklaruar se shteti i tij nuk dëshiron që të jetë pjesë e Amerikës, raporton TopChannel.
“Ne jemi Groenlandezë. Ne nuk duam të jemi amerikanë. Ne nuk duam të jemi as danezë. E ardhmja e Groenlandës do të vendoset nga Groenlanda”, tha kryeministri Múte Egede në një konferencë për shtyp.
Kujtojmë se pak ditë më parë ishte presidenti amerikan i zgjedhur, Donald Trump i cili tha se nuk përjashton mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të marrë kontrollin e kanalit të Panamasë por dhe Groenlandën.
Republikani tha në një konferencë për shtyp se kjo gjë do të ishte jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum iu përgjigj Donald Trump, i cili menjeherë pas inaugurimit si president bëri deklarata të forta në lidhje me vendin e Amerikës Qendrore dhe emigrantët, raportoi ABC. Udhëheqësja e majtë u tregua e përmbajtur në përgjigjen e saj për tarifat prej 25% për mallrat amerikane duke filluar nga shkurti. Përgjigja e Meksikës do të jetë “hap pas hapi” tha ajo.
Sheiunbaum u zotua të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e kombit të saj, por nuk përjashtoi mundësinë e dialogut me Trump. Presidentja premtoi gjithashtu se do te mbroje emigrantet meksikane qe janë tashme ne Amerike.
“Lidhur me dekretet që Presidenti Donald Trump nënshkroi dje, do të doja të them sa vijon: Populli i Meksikës mund të jetë i sigurt se ne do të mbrojmë gjithmonë sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Ne do të veprojmë në mbrojtje të sovranitetit tonë dhe do të kërkojmë koordinim dhe bashkëpunim. Dhe ato SHBA, në çdo rast, veprojnë brenda kornizës së sovranitetit të tyre në territorin e tyre.”