Maqedonia e Veriut do të marrë dyfish mbështetje financiare nga Banka Botërore, paralajmëroi Kovaçevski

Kyreministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka zhvilluar takim me drejtoren operative të Bankës Botërore, Ana Bjerde, ku u theksua partneriteti 30 vjeçar ndërmjet tyre, transmeton Portalb.mk.

“Theks i veçantë ishte vendosur në bisedimet për përgatitjen e Kornizës së re të partneritet të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Botërore në në drejtim të rritjes së ndjeshëm të mbështetjes financiare për shtetin tonë, thuajse dyfish më i lartë se më parë”, njoftoi Qeveria, duke vlerësuar që kjo rritje e mbështetjes financiare nga Banka Botërore vjen si rezultat i partneritet serioz.

Kryeministri Kovaçevski theksoi që në këtë takim u diskutua edhe për realizimin e buxhetit për projekte dhe mbështetje teknike në vlerë prej 400 milionë dollarë.

“Në periudhën e ardhshme, pritet mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore nga Banka Botërore për zbatimin e reformave të rëndësishme, rezultati përfundimtar i të cilëve është krijimi i ekonomisë së gjelbër dhe të qëndrueshme, përmes rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, njoftojnë nga Qeveria.