Qyteti i Shkupit e ka ndërprerë gjendjen e jashtëzakonshme

Pas marrjes së informatave rreth përmirësimit të përqendrimit të grimcave PM10 në Shkup, Komuna e Shkupit ka vendosur ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë qytetarët se prej sot janë ndërprerë masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet, që ishin sjellën për shkak rritjes së ndotjes së ajrit. Sipas të dhënave nga Sistemi shtetëror automatik për vëzhgimin e cilësisë së ajrit, përqendrimi mesatar i grimcave PM10 në ajër, janë nën pragun alarmant të definuar prej 150 mikrogram për metër kub”, sqaroi Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit paralajmëroi do të mund të kthehen përsëri masat kufizuese në rast se kemi përkeqësim të cilësisë së ajrit.

Në njoftim theksohet që ndotja më e madhe vjen nga komunikacioni dhe lëndët për ngrohjen e objekteve, duke përkujtuar që për këtë qëllim ka subvencionuar inverterët, biçikletat, pastrimin e oxhakut, etj.

3 janar, për herë të parë pas më shumë se një javë, banorët e Shkupit thithën përqendrime të grimcave PM-10 në ajër që ishin nën 150 mikrogramë për metër kub. Cilësia e ajrit në të gjitha stacionet matëse ishte nën pragun e alarmit, sipas të dhënave të Sistemit Automatik Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ministrisë së Mjedisit. Pragu i alarmit në Shkup është aktivizuar më 27 dhjetor, kur kanë hyrë në fuqi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga ndotja e ajrit.

Shkupi prej në dhejtor është në mesin e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Masat dhe rekomandimet e fundit kanë ndihmuar pak për uljen e nivelit të ndotjes por situata është ende kritike.