U publikua përbërja e ekipit ideal për vitin 2023

Është momenti që të gjithë keni pritur, është shpallur ekipi ideal i futbollit për vitin 2023 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, raporton Klan. Në këtë 11-tëshe janë zgjedhur futbollistë shumë të forte. Ekipi që sezonin e kaluar fitoi tre trofe, Manchester City përfaqësohet më së miri me pesë lojtarë.

Në krye të sulmit është Erling Haaland, në mesfushë janë De Bruyne dhe Rodri, në mbrojtje Dias dhe në portë Ederson.

Në këtë formacion ka edhe vend për Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham. Por çuditërisht nuk ka vend për Cristiano Ronaldo.

Largimi nga Europa, ndoshta është konsideruar si largimi nga përballjet e forta dhe nga futbolli i nivelit të lartë dhe ndoshta për këtë arsye portugezi nuk bën pjesë në këtë ekip, edhe pse ka shënuar shumë gola dhe ka kontribuar mjaft në skuadrën e tij arabe.