Qytetarët e RMV-së edhe një javë mundësi për të aplikuar për mbështetje financiare të projekteve në teknologji

Qytetarët nga Ballkani Perëndimor do të kenë mundësi deri më 21 korrik të aplikojnë në formë elektronike për të fituar mbështetje financiare në teknologji, transmeton Portalb.mk.

“Ju ftojmë të aplikoni në Programin e 3-të për Ballkanin Perëndimor për qasje në investime dhe sigurimin nga 200,000 deri në 2,000,000 euro investime nga Venture Funds dhe Angel Investors në 9 muajt e ardhshëm”, njoftoi Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Thirrja ka për qëllim të ndihmojë ndërmarrjet teknologjike në përcaktimin e strategjisë së investimeve, për ndonjë produktet që tashmë është në treg ose është në fazën e testimit me klientët.

Më 29 korrik pritet të bëhet përzgjedhja e 50 kompanive.