Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një muaj harxhuan 575 829 MWh energji elektrike

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill janë harxhuar 575 829 Mwh energji elektrike, derisa prodhimi më i madh i energjisë elektrike në vend bëhet në termocentrale, transmeton Portalb.mk.

“Konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 575 829 МWh energji elektrike, 35.898 mil. nm3 gaz natyror, 461 047 ton qymyr dhe 93 326 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Stastistikave.

Në termocentrale prodhohet 47.5 përqind e energjisë elektrike, ndërsa në hidrocentralet e kombinuara 23.9 përqind, kurse në hidrocentrale 24.9 %. Mbi 99 % e thëngjillit në vend shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike.