Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në tabelat e veturave të tyre mund të përdorin ngjitëset “NMK”
Në seancën e 154-t që u zhvillua sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që qytetarët të mund të përdorin ngjitëset “NMK” në tabelat e tyre, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria e Maqedonisë së Republikës së Veriut, në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin në lidhje me nevojën për vendosjen e ngjitëseve me “NMK” në tabelat e regjistrimit të veturave, propozuar nga Ministria për Punë të Brendshme”, sqaroi Qeveria.
Vlerësohet që ky është një vendim që do të zvogëlon shpenzimet e qytetarëve, në krahasim me vendosjen e tabelave të reja që do të kushtonte më shtrenjtë. Ngjitëset “NMK” do të vendosen të veturat me regjistrim “MK”.
Deri në shkurt të vitit 2024, qytetarët kanë detyrim ligjor të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale në të cilat emri aktual Republika e Maqedonisë duhet të zëvendësohet me emrin e ri, i cili rrjedh nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.