Qeveria i kërkon LSDM-së që të mos shpërndajë dezinformata ndërsa vet ka njoftuar se ka emëruar Ibrahim Elezin për u.d. zëvendësdrejtor i burgut të Idrizovës

Shërbimi për media në Qeveri, ka reaguar, se LSDM po shpërndan dezinformata, pasi siç pretendon në përgjigjen me shkrim, një ish i burgosur nuk është caktuar ushtrues detyre drejtor i departamentit të Velesit në INP Idrizovë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria thotë se një propozim i tillë është shqyrtuar, por nuk është pranuar.

“Kishte një propozim të tillë për të emëruar u.d zëvendësdrejtor i INP Idrizovë, por pas kontrolleve shtesë nuk është pranuar. Personi nuk do të marrë detyrën dhe do të ketë emërim të ri në këtë pozitë në seancën e ardhshme të Qeverisë”, thonë nga Qeveria.

Me këtë, siç shkruan 360 shkallë, Qeveria përgënjeshtron veten pasi, më 24 korrik në kumtesën e Qeverisë, emri i Ibrahim Elezit u kumtua si u.d. drejtor, por nëse shihni sot kumtesën e njëjtë qeveritare, emri i tij është fshirë.

 

Kumtesa e Qeverisë 24.07.2024
Kumtesa e Qeverisë 24.07.2024

 

Por, nëse e hapni sot kumtesën e njëjtë, emri i Elezit është fshirë.

 

Kumtesa e Qeverisë momentalisht