Qeveria e RMV-së do ta respektojë dhe zbatojë kontratën e qeverisë së kaluar për blerjen e helikopterëve “Leonardo” nga Italia

Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë me zbatimin e kontratës për blerjen e tetë helikopterëve nga prodhuesi italian “Leonardo”, të cilën e ka lidhur qeveria e kaluar e udhëhequr nga LSDM-ja, tha sot ministri Vllado Misajllovski. Sipas tij, është një kontratë që kushton shumë, por, siç shtoi ai, do të vazhdojnë ta zbatojnë, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se sot do të kenë një takim të grupit menaxhues në të cilin, siç tha ai, do të shqyrtohen dy pika – buxheti dhe qëllimet programore për vitin e ardhshëm.

“Këtu janë synimet që NATO vendos si detyrimin tonë, por edhe të shqyrtojmë të gjithë hapat tanë të nevojshëm për të siguruar fonde për financa shtesë. Ne kemi nënshkruar një kontratë që kushton vërtet shumë me ‘Leonardo’ për ardhjen e tetë helikopterëve. Dje kemi pasur një takim me ambasadorin dhe me atasheun e ri dhe me atë të vjetër që është larguar, kemi biseduar për disa gjëra, tani duhet të formohen ekipe shtesë që do të fillojnë këtë procedurë për të respektuar marrëveshjen”, tha Misajllovski.

Ministri kujtoi se në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) është paraqitur ankesë për blerjen e helikopterëve, për të cilin, siç tha ai, ende nuk kanë marrë informacion.

“Nëse mund ta shfrytëzoj këtë rast të bëj thirrje për rishqyrtimin e asaj ankese dhe qëtë arrijë tek ne sepse duam të dimë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, tha ministri.

Megjithatë, siç shtoi ai, ajo që është kontraktuar duhet të vazhdojë të funksionojë, që është, siç tha ai, një blerje gjigante mbi 300 milionë euro për tetë helikopterë të rinj.

E para, sipas ministrit, duhet të mbërrijë në vitin 2026, ndërsa të tjerët radhazi gjatë viteve të ardhshme.

“Më vjen shumë keq që në këtë moment nuk i kemi helikopterët sepse ju e dini se çfarë po ndodh në Maqedoni (me zjarret) dhe na duhen shumë, por kështu po shkojnë këto prokurime që janë lidhur shtet me shtet dhe për çdo gjë që do të ndodhë, dua t’ju shpjegoj të gjithë tenderët në mënyrë sa me transparente, qe sigurisht nuk është rreptësishtë konfidenciale, për t’ju mbajtur te azhurnuar me mënyrën e mbërritjes, çfarë pajisje do të ketë sepse vetë helikopterët do të ket një instalim shtesë për nevojën e zjarreve, ndaj është e rëndësishme që ata helikopterë t’i kemi sa më shpejt”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Ai shtoi se vendi ka lidhur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën për blerjen e pajisjeve.

“Pra tashmë është nënshkruar, do të punojmë, do ta paguajm”. Këto janë fonde të mëdha për Ministrinë e Mbrojtjes, por ne do të bëjmë çmos që buxheti të rritet, sigurisht që këtë vit do të programojmë që të jetë mbi 2.15 përqind sipas prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Sot do ta kemi atë takim, po programojmë mbi 2.30 përqind që të rrisim buxhetin, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Sigurisht që fjalën e fundit do ta ketë Ministria e Financave”, tha Misajllovski.

Kontratën për blerjen e tetë helikopterëve të rinj transportues AW149 dhe AW169M për nevojat e Ushtrisë, në vlerë prej 249,5 milionë euro, në emër të qeverive të dy vendeve e kanë nënshkruar në mars të këtij viti ministrja e atëhershme e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe kolegu i saj italian Guido Croceto. Me nënshkrimin e kësaj kontrate, krahas prokurimit të tetë helikopterëve që duhet të dorëzohen në periudhën nga viti 2026 deri në fund të vitit 2028, është përfshirë edhe një paketë për mbështetje logjistike, gjegjësisht pajisje, pjesë këmbimi, simulator, trajnim të plotë të fluturimit dhe stafi teknik dhe ndërtimi i një objekti modern infrastrukturor.

VMRO-DPMNE, nga radhët e së cilës vjen ministri aktual i Mbrojtjes, ka reaguar për blerjen e helikopterëve si opozitë. Kritikat e partisë ishin se prokurimi bëhet në periudhën parazgjedhore dhe prandaj duhet të ndërpritet dhe t’i lihet qeverisë së ardhshme të vendosë.

Komentet nga VMRO-DPMNE ishin edhe se në vend të helikopterëve luftarak, qeveria blen helikopterë transportues, gjë që siç thanë atëherë nuk e rrit gatishmërinë luftarake të Ushtrisë.