Qeveria e RMV-së vendosi që shoferët profesionistë më shpejtë të marrin pasaporta

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot pas seancës qeveritare është lëvdëruar se Qeveria solli vendim për vendosje të “korsie së shpejtë” për dhënie të dokumenteve të udhëtimit për të gjithë shoferët profesionistë, njofton Portalb.mk.

Siç tha Boçvarski, me vendim janë përfshirë të gjithë transportuesit dhe transportuesit të cilët posedojnë certifikata valide për shoferë profesionistë dhe të cilëve u mundësohet sipas prioritetit t’i ndërrojnë dokumentet e udhëtimit, me qëllim të ushtrimit të vazhdueshëm të obligimeve të punës.

Ai shtoi se procedura për paraqitje do të realizohet përmes shoqatave dhe asociacioneve të transportuesve.

“Listat me shoferrë profesionistë do të dorëzohen deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e cila do ta verifikojë validitetin e certifikatave, ndërsa më tej do të përcillen deri te Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Boçvarski.

Siç potencoi ai, ekonomia vendore varet shumë nga sektori i transportit dhe për këtë arsye e kanë hapur këtë çështje në seancë të Qeverisë me kërkesa të shoqatave të transportuesve.

“Pres që për rreth dhjetë ditë të përfundojë procedura nga fillimi deri te dhënia e dokumentit të udhëtimit për shoferët”, deklaroi ministri Boçvarski.

Të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të këtij viti. Pas kësaj date, qytetarët me pasaporta të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.