Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i ka menaxhuar në mënyrë efikase objektet që janë pronë shtetërore, vlerësoi Revizioni

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut ka hulumtuarit shfrytëzimin e pronës së paluajtshme që është në pronësi shtetërore, duke vlerësuar se ato objekte janë shfrytëzuar në mënyrë joefikase, transmeton Portalb.mk.

“Me revizion është vlerësuar se rregullativa aktuale ligjore, masat dhe aktivitetet e marra nga Qeveria dhe institucionet tjera përkatëse, nuk mundësojnë menaxhim dhe ekonomizim efikas të pronës ë paluajtshme shtetërore – objektet afariste dhe banesore të shtetit”, raportoi Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizioni në hulumtimin me temë “Menaxhimi me pronën shtetërore” theksoi që rregulativa ligjore nuk jep kushte, ndërsa aktivitetet e institucioneve nuk japin kushte.

“Rregullatorja ekzistuese ligjore ka krijuar një sistem me kompetenca të kufizuara ndërmjet institucioneve në raport me vendimmarrjen, menaxhimin, qasjen dhe regjistrimin e pronës së paluajtshme shtetërore”, vlerësoi Revizioni.

Në hulumtim theksohet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka krijuarn donjë strategji kombëtarë për menaxhimin e këtyre pronave. Kështu nuk është parashikuar ndonjë regjistrim i centralizuar i pronës së paluajtshme shtetërore.

Revizioni raportoi që nnga hulumtimi në nëntë minitris, nga gjithsej 1 214 objekte që i përdorin, për 212 objekte nuk ka as vendim të Qeverisë për përdorim, ndërsa vetëm 49 përqin e objekteve që pëërdoren janë të regjistruara.

Katër ministri që janë përfshirë në hulumtim, kanë shprehur ndevojën për hapësira shtesë, ndërkohë tri ministri kanë objekte që nuk i shfrytëzojnë. Vetëm për nevojat e dy ministrive gjatë katër viteve të fundit, shteti ka shpenzuar rreth 779 mijë euro për qira të objekteve.