Fërçkoski është thirrur në konsultime në MPJ-në e RMV-së
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju-Jork, Lubomir Fërçkoski, është thirrur në konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se në pajtueshmëri të Ligjit për punë të jashtme, ambasadori i Maqedonisë në OKB, Lubomir Fërçkoski, është thirrur në konsultime në Ministri”, thonë nga MPJ-ja dhe shtojnë se opinioni do të informohet në kohë për të gjithë hollësitë plotësuese.
Duke iu referuar burimeve të saj nga MPJ-ja, Televizioni Kanal 5 dje publikoi se Fërçkoski është thirrur në konsultime në Ministri për keqpërdorime financiare – evazion i mjeteve materiale nga vazhdimësia e objekteve, shpenzim i mjeteve në kundërshtim me rregulloret e punës së misioneve diplomatike-konsullore – dhe mosveprim sipas udhëzimeve të cilat i ka marrë në periudhën e kaluar nga MPJ-ja.
Në mars të vitit 2022, Lubomir Fërçkoski shkoi si ambasador i vendit në OKB pasi presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski e nënshkroi dekretin për shkuarjen e tij në mision. Fërçkoski, megjithatë, nuk arriti ta prezantojë platformën e tij para Komisionit kuvendor për punë të jashtme për shkak se kryetari i atëhershëm i komisionit Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, më së paku dy herë nuk ka caktuar seancë të Komisionit.
Nga Kabineti i shefit të shtetit atëherë shpjeguan se procedura për emërim të ambasadorit përfundon me mbrojtjen e tezave të kandidatit para kolegjiumit të MPJ-së që Fërçkoski e ka bërë që në vitin 2021.