Proton shpalosi një portofol kripmonedhash

Kur mendoni për Proton, gjëra e parë që ju vjen në mendje është një kompani kripto, jo kripmonedhash por kriptografie, raporton PCW. Kompania Zvicerane e shquar për e-mail-in e saj të sigurte, për VPN dhe shërbimet e hapësirës, ka vendosur të lançojë produktin e saj të parë për kriptmonedhat.

Quhet Proton Wallet dhe është dizajnuar për bitcoin, të paktën për momentin. Kompania thotë se do të shtojë më shumë kriptomonedha në të ardhmen bazuar në përshtypjet e përdoruesit.

Proton Wallet është një portofol që ju jep përdoruesve kontroll të vetëm mbi çelësat privatë. Kur dërgoni kriptomonedha në një portofol tjetër, ju duhet të aprovoni transaksionin duke përdorur një çift çelësash publikë dhe privatë.

Bursat e kriptomonedhave si Coinbase, Binance ose Kraken e menaxhojnë vetë këtë kompleksitet. Ata mbajnë kriptomonedhat për llogari të përdoruesit dhe vetëm ata mund të aprovojë një transaksion me përdoruesin që nuk ka dijeni se kush është çelësi privat.

Njëlloj si MetaMask, portofoli i Proton përdor togëfjalësha për të ruajtur çelësat privatë. Për shembull nëse krijoni një portofol bitcoin përmes Proton në pajisjen tuaj, por humbisni pajisjen, mund të rikuperoni portofolin bitcoin duke vendosur togëfjalëshat tuaj në një pajisje tjetër.

Me këtë dizajn Proton nuk mund të aksesojë asetet dixhitale të përdoruesve. Edhe nëse Proton kompromentohet ose ndalon së operuari, përdoruesit ende mund të rikuperojnë asetet e tyre dhe ti transferojnë në një portofol tjetër. Proton Wallet është me kod të hapur dhe audituar nga një palë e tretë tha kompania.

Edhe pse portofoli aktualisht është i aksesueshëm vetëm për përdoruesit të cilët paguajnë planin Proton Visionary, kompania synon ta ofrojë për të gjithë përdoruesit e Proton në të ardhmen. Proton Wallet do të jetë i disponueshëm si aplikacion uebi, iOS dhe Android.