Shumë qytetarë bullgarë u mblodhën në Sofje në Sheshin e Pavarësisë, pranë parlamentit dhe qeverisë për të protestuar kundër projektbuxhetit të ri të qeverisë, transmeton Portalb.mk.
Protestuesit brohoritën kundër kryeministrit Rosen Zhelyazkov dhe koalicionit qeverisës.
Qytetarët i rrethuan hyrjet e parlamentit dhe u përpoq të pengonte daljen e deputetëve nga seanca.
Projektbuxheti, i përgatitur për herë të parë në euro për shkak të kalimit të planifikuar në monedhën europiane në vitin 2026, është kritikuar për ndryshimet në sektorin social.
Pakënaqësitë lidhen me rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, mungesën e llogaridhënies dhe rrezikun e “ngrirjes” së të ardhurave, pavarësisht rritjeve të planifikuara të pagave dhe pensioneve.
Kritikët thonë se buxheti është pro-inflacionist dhe nuk zgjidh problemet në shërbimet publike, si shëndetësia dhe gjyqësori.
Protesta përfundoi pa incidente, pasi seanca parlamentare zgjati më shume se sa ishte planifikuar ndërsa qytetarët u shpërndanë.