Profesorja Jadranka Daboviq-Anastasovska u zgjodh gjyqtare kushtetuese

Profesoresha e Fakultetit Juridik “Justinian i Parë”, Jadranka Daboviq-Anastasovska, është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Ajo u zgjodh me propozim të LSDM-së dhe pason Jovan Josifovskin, gjyqtare në pension, transmeton Portalb.mk.

Daboviq-Anastasovska e kaloi filtrin në komisionin parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Ajo u mbështet në seancën plenare në Kuvend me 64 vota.

Gjyqtarja e re kushtetuese ka firmosur deklaratën solemne me të cilën u zotua se do ta kryejë detyrën me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe se do të respektojë Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese ka kohë që punon në një përbërje jo të plotë.

sipas parametrave është konstatuar se në disa gjykata të larta nevojiten më shumë gjyqtarë se sa ishte konstatuar më parë me sistematizimin e bërë nga Këshilli Gjyqësor edhe se para Këshillit është detyrë e vështirë plotësimi i pozitave të parapara gjyqësore, sepse në të njëjtën kohë ka mungesë të gjyqtarëve në gjykatat themelore në mbarë Maqedoninë, shumica e të cilëve kanë kompetenca të zgjeruara. Në total, në këto gjashtë gjykata të larta mungojnë gjithsej 49 gjyqtarë.