Prej nesër është e hapur mundësia për të aplikuar për Çmimin “Goce Dellçev”

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit “Goce Dellçev” për vitin 2024. Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 shkurt, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin  „Goce Dellçev ” ndahen mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në lëminë shkencore në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut«, thuhet në njoftimin  Këshillit për ndarjen e çmimit »Goce Dellçev«, duke shtuar që çmimi jepet për libër ose vepër shkencore që është publikuar në vitin 2023.

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë.

“Çmimi sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin për çmimet shtetërore (“ Gazeta zyrtare e Republikës së  Maqedonisë” nr.  52/2006, 54/07 dhe 74/12) dhe me këtë konkurs ndahet për individë ose grup autorësh nga vendi ose jashtë vendit«, sqaroi Këshilli.