Policia me informacione të reja rreth vrasjes në rajonin e Gostivarit, u arrestuan tre persona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar që në orët e mesditës në rajonin e Gostivarit është gjuajtur me armë ndaj një personi. Policia ka dhënë disa informata rreth vrasjes që ndodhi në Debresh të Gostivarit, transmeton Portalb.mk.

“Zbardhet vrasja në Debreshë të Gostivarit, tre persona janë privuar nga liria. Policët nga SPB Tetovë sot pasdite (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen e ndodhur sot në Debreshë të Gostivarit rreth orës 17:15”, raportoi Policia, duke theksuar se arma është konfiskuar.

Në lidhje me këtë vrasje u arrestua 28 vjeçari B.V., 31 vjeçari J.V. dhe 32 vjeçari L.V. Ata ndodheshin në automjetin “Volvo” me targa të Zvicrës.