Policia konfiskoi pajisje në veri për prodhimin e kriptovalutave
Sot rreth orës 11:00, Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Kosovës. Aksioni policor është kryer konkretisht në rrugën “Qeta e Minatorëve”, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, Veton Elshani.
“Më datën 09.05.2023, rreth orës 11:00, njësia e hetimeve kundër narkotikeve DRP-Veri e mbështetur nga njësitë e DRP-Veri pas një pune hetimore – operative ka arritur ta lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Minatorëve’ ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave.”
“Nga njësitë e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i pajisjeve në fjalë si në vijim: Antiminer T9 – 16 copë, Antiminer S9 – 13 copë, Kartela Grafike 4Gb – 32 copë, Kartela Grafike 8 GB 33 copë, Power Suplyer – 10 copë.