Policia gjeti 12 alpinistë që humbën në Tetovë

Më datë 03.11.2024 në ora 22:10 mbi fshatin Përshevc të Tetovës, pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit të organizuar, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur 12 alpinistë nga fshati Bogovinë, fshati Lisec, fshati Rakovec, fshati Përshevc dhe Tetova në gjendje të mirë shëndetësore, për të cilët në orën 21:30 personi A.R.  nga Bogovina e Tetovës ka raportuar se nuk ka mundur të kontaktojë me ata, transmeton Portalb.mk.

“Gjegjësisht, gjatë ditës ata kanë shkuar në malin mbi fshatin ëPrshevcë për të shkuar në vendin e quajtur “Liqenet e Dobroshtit”, dhe lokacioni i fundit nga i cili kanë kontaktuar kishte qenë kur at ndodheshin tek ,,Tre çeshmat” afër kufirit me Kosovën”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Personat janë dërguar për kontroll shëndetësorë në Spitalin klinik të Tetovës