Polici arrestoi udhëheqësin e tifogrupit në lidhje me një sulm fizik në Tetovë

Udhëheqësi i tifogrupit nga Tetova është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut në lidhje me një përleshje fizike që ka ndodhur në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria R.E. (23) nga Tetova, udhëheqës
të një grupi tifozësh”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar kallëzim penal pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit.

Ai dyshohet se u përfshi në një përleshje me dy të rinj nga Shkupi, duke e dëmtuar edhe automjetin e tyre “Mazda 3”.

“Ai dyshohet se rreth orës 19:20 në rr. “Ivo Llolla Ribar” në Tetovë së bashku me disa persona me maska në kokë i sulmuar fizikisht A.J. (22) dhe D.P. (22), të dy nga Shkupi, me ç’rast përdorën edhe sende të forta dhe i shkaktuan lëndime A.J.”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.