Kundërligjshëm “organizuan” transportin e nxënësve në një shkollë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut për shkak mashtrimit dhe deklaratës së rrejshme rreth transportit të nxënësve të një shkolle të mesme, ka ngrit kallëzim penal ndaj një personi fizik dhe juridik, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër Q.F. (60) nga f. Shemshovë, banor i Tetovës dhe një personi juridik për shkak të dyshimit të bazuar për veprat e kryera penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rrejshme”. Të denoncuarit, gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2024, pa bazë ligjore përgatitën fatura për transportin e nxënësve”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ata përmes deklaratës së rrejshme që e dorëzuan në një shkollë të mesme dhe te noteri, tentuan të përgatitin fatura për transportin e nxënësve në vlerë 2 152 447 denarë.