Përplasje në VMRO-DPMNE: Dy intervista, një USB, shumë kërcënime dhe akuza të ndërsjella

USB me dëshmi se Nikolla Gruevski ia ka dorëzuar ndryshimet në Kodin Penal Ali Ahmetit, Talat Xhaferit dhe një pale të tretë është pretendimi i mbrëmshëm nga nënkryetari i VMRO-DPMNE Aleksandar Nikolloski, të cilit Nikolla Gruevski iu përgjigj me kërcënim se ai aq shumë gjërave mund tu përgjigjet Nikolloskit dhe Hristian Mickoskit u sa nuk do ta dinë se çfarë i gjeti. Dy intervista në një mbrëmje nga Aleksandar Nikolloski për “360 gradë” dhe Nikolla Gruevski për “Infomax”, të cilat ishin të mbushura me akuza të ndërsjella mes kryesisë aktuale dhe të dikurshme të VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.

Nikolloski për “360 gradë” tha se ish-strukturat e VMRO-DPMNE-së dy herë kanë tentuar të mbajnë kongres të jashtëzakonshëm në parti, ndërsa ish-presidenti Gruevski ka mbetur aktiv në rrjetet sociale dhe ka pasur mendim për shumë tema, por jo për emrin.

Ai pohon se Gruevski me muaj të tërë ka pasur komunikim intensiv me BDI-në, ka pasur kontakte edhe me LSDM-në, ndërsa në pjesën e provave theksoi dy pjesë.

“Një pjesë është se, askush nuk ka për qëllim të jetë agjent sekret dhe të mbledhë prova, nuk është punë e partisë, por ish-kryetari duhet të përgjigjet se pse ka pasur komunikim me një nga njerëzit më të lartë të strukturave të sigurisë në Maqedoni, ndërsa duhet përgjigje edhe ai nga strukturat e sigurisë. E dyta është veprimi politik, kur e shihni se po vjen nga disa anë dhe kur ta shihni se si prej ku po vjen”, tha Aleksandar Nikolloski.

Nikolloski theksoi se në parti arrijnë edhe informata tjera.

“Dy detaje mund të ndaj me publikun. Fillimisht këtë vit u festua përvjetori i NATO-s dhe më pas ndodh takimi te presidenti Pendarovski ku janëtë pranishëm personat e lartë të qeverisë, në të cilën, një nga temat është ky skenar, dhe diskutohet për ndryshimin e emrit dhe flitet për një aksion të gjashëm se ndryshimet Kushtetuese ishin të suksesshme dhe se  pas asaj analogjie, ndoshta do të duhej edhe tani, Ali Ahmeti është i pari që e ngriti si çështje dhe prandaj Pendarovski ishte gjysmë i sinqertë kur tha se nga ai është kërkuar, por nuk tha kush. Gjëja e dytë janë ndryshimet në Kodit Penal. E përmendëm se kemi prova, këtu është edhe një USB me amendamentet dhe nëse i lexoni amendamentet e KP-së dhe ato ia ka dorëzuar ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së Ali Ahmetit, Talat Xhaferit dhe palës së tretë”, tha Nikolloski.

Nikolloski ka treguar se ka një gjurmë të qartë se nga ka ardhur USB-ja.

“Vetëm fakti që teksti nga USB-ja përputhet me tekstin e kaluar në Kuvend jep indicie”, tha Nikolloski.

Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga Budapesti, ka vendosur t’i përgjigjet nënkryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, kësaj radhe me një intervistë për portalin “Infomax”.

Gruevski i kërcënoi Aleksandar Nikolloskin dhe Hristijan Mickoskin se mund të thotë aq shumë sa që të dy nuk do ta dinin se çfarë iu ngjau. Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së u përgjigj se VMRO-DPMNE nuk është parti e tyre dhe se në kohën kur ai ishte në krye kishte rreth 181.000 anëtarë.

“Përpiqem të përmbahem nga budallallëqet që bëjnë individët, siç e di, që të mos bëj ndonjë dëm, që ata të mos zgjidhen  me muaj”, tha Gruevski.

Për dallim nga akuzat e Aleksandar Nikolloskit se Gruevski bashkëpunon me kryesinë aktuale të LSDM-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski mbrëmë ka akuzuar Hristijan Mickoskin për bashkëpunim me Zoran Zaevin.

“Natyrisht, ata kanë shkuar në një ofensivë krejtësisht të panevojshme, nuk e di nëse duhet t’ia kumtojnë dikujt, qoftë Zaevit apo ndonjë qendre tjetër, nëse ndihen më të fortë dhe kanë dalë kundër Gruevskit, por nga ajo vetëm humbin. Zakonisht një lider duhet të bashkojë, ta bëjë partinë më të fortë, këtë nuk e shoh këtu”, thotë Gruevski.

Në intervistën për “Infomax”, Nikolla Gruevski ka mohuar se ka pasur takime të fshehta me zyrtarë të qeverisë.

Përplasjet mes kryesisë së vjetër dhe asaj aktuale, filluan kur kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski për gazetën gjermane “Frankfurter altemajne cajtung”, tha  se “për të sjellë ndryshime kushtetuese, Qeveria përgatit marrëveshje të pista” dhe se Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë.

Sipas Mickoskit, Qeveria beson se mund ta ndajë partinë opozitare, por, siç thekson, kjo nuk do të funksionojë.