Përpjekjet e Turqisë për t’u afruar me Kinën, shqetësojnë disidentët ujgurë
Vizita e ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan në Kinë shënon përpjekjen e fundit të Ankarasë për të konsoliduar pozicionin e saj strategjik në kryqëzimin e rrugëve tregtare mes Evropës dhe Kinës. Por siç njofton VOA, analistët thonë se dyshimet e Pekinit për mbështetjen e disidentëve kinezë ujgurë nga Ankaraja, vazhdojnë të bëhen pengesë për këtë synim.