Përmes ngjyrave sonte në Shkup shënohet 30 vjetori i krijimtarisë së piktorit Bashkim Mexhitit
Sonte (16 dhjetor) me fillim nga ora 19:00 në Galerinë Nacionale-Çifte Hamam në Shkup hapet ekspozita jubilare e piktorit Bashkim Mexhiti, që shënon 30 vjet krijimtari në pikturë, njofton Portalb.mk.
Jubileu i 30 vjetorit të krijimtarisë së Mexhitit festohet me ekspozitën në objektin e Çifte Hamamit në Galerinë Nacionale të Maqedonisë së Veriut me prezantim të krijimtarisë së tij përmes më shumë se gjashtëdhjetë veprave.
Rrugëtimi zgjat nëpër disa cikle të krijimit që nga rinia e tij e hershme, nga diplomimi në Fakultetin e Artit Figurativ në Prishtinë, deri në angazhimin e tij aktual si profesor ordinar në Universitetin Shtetëror në Tetovë.
Portrete dhe figuracione 1991/1998
Në fazën e parë të punës së tij krijuese, është fokusuar në realizimin e portreteve dhe figuracionit. Piktura e Mexhitit këtu bazohet në një kompozim të qartë artistik, elementi bazë i të cilit është portreti ose figura dhe përkon me situatën ose ngjarjen.
Peizazhi dhe skulptura ekspresioniste 1998-2014
Në këtë fazë, interesimi i Mexhitit për peizazhin ekspresionist është i larmishëm, ku zotëron harmonia në paletën që inkorporohet në tërësinë e skenës së paraqitur. Gjatë kësaj periudhe, Mexhiti ka shfaqur interes për të bërë skulpturë, kur ka realizuar figura historike në një stil realist, ku çdo detaj është përpunuar në detaje dhe në mënyrë proporcionale, duke shprehur harmoninë dhe qëndrueshmërinë në formësimin.
Ekspresionizmi abstrakt 2014…
Vijën, si formë më e vjetër e të shprehurit, gjatë gjithë historisë së vizatimit. Në fakt, me gjestikulacionin e pikturës, na çon në sintezën e dëshiruar stilistike me ndryshimin individual. Nxit reflektimin përmes ngjyrave që fusin perceptim në nivelin e fenomenit konkret.
