Për shkak protestës, do të ketë kufizime nëpër rrugët e Shkupit

Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë ka paralajmëruar marsh protestues që do të fillon prej orës 12, në shenjë pakënaqësie për gjendjen në arsim, duke i vlerësuar reformat paralajmëruese si të dëmshme për sistemin arsimor, Portalb.mk.

“Jo për bashkimin e lëndëve arsimore. Po për respektimin e marrëveshjeve kolektive”, është kërkesa e Sindikatës së pavarur për arsim dhe shkencë, për protestën që do të fillon prej orës 12:00 nga “Parku i gruas”, para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ata kërkojnë që rroga të llogaritet sipas rrogës minimale me koeficient 2.5 dhe të ketë rritje të rrogës për 78 përqind.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që do të jenë të bllokuara rrugët që të dërgojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut deri te objekti i Ministrisë për Arsim dhe Shkencë. Në këtë vendim preken rrugët si “11 tetori, “Dimitrie Cupovski”, “Klimenti i Ohrit” dhe “Kirili dhe Metodi”.