“Penda” hapi konkursin për ndarje të bursave për studentët për vitin akademik 2023/24

Asociacioni për Edukim Penda ka hapur konkursin për ndarje të bursave për studentët universitarë të studimeve deridiplomike dhe master si dhe maturantëve të shkollave të mesme të RMV-së. Vlera e bursës është 5.000 denarë në muaj dhe do të jepet për 9 muaj akademik, transmeton Portalb.mk.

Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm universitarë që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Aplikimi duhet të dorëzohet më së voni deri më 16.09.2023 nëpërmjet të formularit në që gjendet KËTU.

Pas aplikimit dhe fazës së parë të selektimi vijonë intervistat që do të mbahen me 13-15 tetor 2023.

Si pjesë e procesit të aplikimit, këtë vit Asociacioni për Edukim “Penda”, do të organizojë edhe një trajnim online për përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim. Aplikantët të cilët do të ndjekin këtë trajnim do të kenë përparësi gjatë procesit të shqyrtimit të aplikimeve.

Trajnimi do të mbahet me 02.09.2023. Linku për trajnimin online do të shpallet në ditët në vijim.

Të interesuarit për pyetje shtesë mund të na kontaktojnë n adresën [email protected].