PDK, LDK e AAK kërkuan zgjedhje të reja pas takimit me presidenten
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i takoi të premten liderët partiakë gati një javë pasi Kuvendi s’e votoi Qeverinë Kurti III, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Pas përfundimit të takimit, krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Lideri i LVV-së, Albin Kurti, u largua pa folur për media.
Takimi është mbajtur pasi Kosova gjendet në bllokadë institucionale, meqë asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë vullneti mes partive për bashkëqeverisje.
Osmani mund ta mandatojë dikë tjetër për të tentuar ta bëjë qeverinë e re, ose të shpallë zgjedhje të reja.