Pasoja nga reshjet dhe erërat në Shkup, dru të rrëzuar, vërshime dhe ndërprerje e rrymës (FOTO+VIDEO)

Në disa pjesë të Aerodromit në Shkup, ka pasur edhe ndërprerje të rrymës si rezultat i përkeqësimit të motit sot në orët e pasdites. Kjo shkaktoi edhe kaos në komunikacion, për shkak mosfunksionimit të semaforëve, transmeton Portalb.mk.

Dru të rrëzuar, degë të thyera, kulme të rrëzuara, rrugë të mbushura me ujë, është fotografia që mund të shihet pasdite në komunën e Aerodromit dhe Gazi Babës.

Përkeqësimi i motit që e kapi pjesën lindore të Shkupit, ka zgjatur rreth 20 minuta dhe u pasua me erëra të fora, shi dhe breshër.

Probleme të kësaj natyre kanë ndodhur edhe në autostradën që lidh Shkupin dhe Kumanovën, duke shkaktuar edhe pengesa në lëvizjen e veturave.