Pasnesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që në mesnatën ndërmjet të dielës dhe të hënës, do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Më 27/28.08.2023, për shkak incizimeve të një videoklipi muzikor nga Shoqata për produkcion dhe shërbime “Melem Produkcija” në Shkup, Policia do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në qendër të Shkupit”, paralajmëroi Policia.

Theksohet që kufizimi do të jetë nga 27 gushti në ora 23:00 deri më 28 gusht në ora 06:00 në bulevardin “Ilinden”.