Maqedonia nuk është e harmonizuar me 13 kapituj të Kartës Sociale Evropian për fëmijët dhe nënat

Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale (ECSR) në Këshillin e Evropës bëri një vlerësim se si Maqedonia e zbaton Kartën Sociale Evropiane, të cilën vendi e ratifikoi në vitin 2012. Sipas raportit për Maqedoninë, i prezantuar dje në Strasburg, Maqedonia është në përputhje me 9 kapituj të Kartës, por jo në përputhje me 13 të tjera, transmeton Portalb.mk.

Në raportin e ECSR thuhet se Maqedonia është në përputhje me rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtjen e amësisë, disa të drejta të punës së migrantëve dhe të drejtën për organizimin e punëtorëve.

Vendi nuk respekton rregulloren në lidhje me moshën minimale për punën e fëmijëve, numrin e lartë të orarit të punës së nënave, mbrojtjen sociale dhe ekonomike të familjeve dhe nënave dhe fëmijëve, si dhe disa të drejta pune të migrantëve.

ECSR thekson se vetë Maqedonia ka zgjedhur të mos respektojë disa pjesë të kartës, në lidhje me të drejtat e caktuara të punës së migrantëve, si dhe në lidhje me balancën punë-jetë për ata me familje.

Raporti është për periudhën nga 1 janari 2018 deri më 31 dhjetor 2021.

Karta Sociale Evropiane është një konventë e Këshillit të Evropës e vitit 1961, e rishikuar në vitin 1996. Konventa u miratua në mbështetje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila kryesisht merret me të drejtat civile dhe ekonomike, për të zgjeruar fushën e të drejtave themelore të mbrojtura në të drejtat sociale dhe ekonomike.

Kujtojmë se në raportin e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) është përshkruar në detaje përjashtimin socio-ekonomik të një pjese të madhe të komunitetit rom, veçanërisht në fushën e strehimit, shëndetësisë, arsimit dhe punësimit. Pavarësisht nga strategjitë e ndryshme kombëtare, planet e veprimit dhe të tjera nismat e ndërmarra nga autoritetet ndër vite për të adresuar këto probleme, progresi ka qenë shumë i kufizuar.