Paralajmërim për shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mundshme në RMV
Nën ndikimin e një vale të madhe të lagësht nga jugu, moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira me reshje shiu kudo në vendin tonë dhe ato do të jenë të dendura, veçanërisht në rajonet jugore të Maqedonisë, ku lokalisht do të bien mbi 40 litra shi në 24 orë. Në male, mbi 1700/1800 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të shndërrohen në reshje bore, transmeton Portalb.mk.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe verilindja. Në Shkup dhe rrethinë sot (e premte, 5 dhjetor), moti do të jetë me vranësira dhe reshje të forta shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperaturat do të rriten në intervalin prej 4 deri në 12 gradë, ndërsa në Shkup dhe rrethinë temperatura do të rritet deri në rreth 9 gradë.
Për shkak të reshjeve të dendura të pritura, i gjithë territori i Maqedonisë do të jetë në fazë paralajmërimi të verdhë, ndërsa rajonet juglindore do të jenë në fazë paralajmërimi portokalli për shkak të reshjeve të dendura të pritura. Gjithashtu, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, priten përsëri rritje të niveleve të lumenjve dhe liqeneve në vendin tonë, veçanërisht në rajonet jugore ku janë të mundshme përmbytje të reja lokale.
U bëhet thirrje veçanërisht shoferëve të jenë të kujdesshëm se si i drejtojnë automjetet e tyre.