Paraburgim 48 orë për tre të akuzuarit për vrasjen që ndodhi dje në Maqedoninë e Veriut

Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut ka caktuar 48 orë paraburgim për tre personat e përfshirë në vrasjen që ndodhi dje në Debresh të Gostivarit, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me vrasjen e djeshme në Gostivar, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar për tre personat e arrestuar ka propozuar deri te gjykata përkatëse përcaktimin e masave të paraburgimit në afat prej 48 orëve”, raportoi Prokuroria.

Ata paralajmëruan publikimin e të dhënave pas procedurave hetimore, ndërsa vlerësuan se motiv për vrasje ka ardhur pas një konflikti dhe mosmarrëveshje ndërmjet palëve.

Ndryshe, Policia e Maqedonisë së Veriut më 23 korrik ka arrestuar tre persona, duke e konfiskuar edhe një armë.

Në lidhje me këtë vrasje u arrestua 28 vjeçari B.V., 31 vjeçari J.V. dhe 32 vjeçari L.V. Ata ndodheshin në automjetin “Volvo” me targa të Zvicrës.