Paga mesatare në RMV shënoi rritje muajin qershor, kaq arritën shifrat

Paga mesatare mujore bruto gjatë muajit qershor 2024 në RMV ishte 62,964 denarë ndërsa paga mesatare mujore neto ishte 41,939 denarë, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit qershor 2024 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023, është 115.1.

Ndërsa indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit qershor 2024 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023, është 114.8.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: veprimtaritë financiare dhe të sigurimit, shërbime administrative, mbështetëse, administrim publik dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm.

Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: veprimtaritë financiare dhe të sigurimit, tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave si dhe shërbime administrative dhe mbështetëse.