“Othello” do të sjellë netë të paharrueshme teatri në zemër të Gostivarit
Prej datës 22 deri më 27 shtator, me fillim nga ora 20:00, në Qendrën e Kulturës në Gostivar do të mbahet edicioni i 9-të i Festivalit të Teatrove “Othello”. Ky festival synon të kthehet në një pikëtakim të rëndësishëm për artdashësit, duke ofruar netë të mbushura me premiera, interpretime të veçanta dhe energji krijuese që e bëjnë qytetin epiqendër të kulturës për gjashtë ditë me radhë, shkruan Portalb.mk.
Siparin e këtij edicioni do ta hapë Teatri i Prishtinës me shfaqjen “Streha e Nemun”, nën regji të Ilir Bokshit.
Festivali do të përmbyllet me Teatrin Shqiptar të Shkupit, me shfaqjen “Vdekja dhe Virgjëresha”, nën regji të Afërdita Nuhijit.
Argjend Hasani, drejtori i festivalit “Othello” për Portalb.mk tha se mesazhi i festivalit është se arti nuk njeh kufi dhe se ky festival ka ndikim të madh në promovimin e teatrit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
“Mesazhi i këtij festivali është se arti nuk njeh gjuhë dhe kufij, është i bukur dhe ngrit emocionet kudo që shfaqet. Festivali “Othello” ka ndihmuar në promovimin e teatrit shqiptar në arenën ndërkombëtare, sepse deri tash shfaqen me këtë vit 54 shfaqje, duke u ndërlidhur ura të fuqishme bashkëpunimi ndërmjet teatrove si institucione, regjisoreve, aktorëve, autorëve e kështu me radhë. Për këtë vit ka një program të fuqishëm dhe një garë të fort se kush do të fitoj çmimet, besoj këto do të jenë ato që më së shumti i intereson publikut”, tha Hasani.
Ky festival mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizimit së RMV-së dhe Komuna e Gostivarit.
Programi i Festivalit të Teatrove “Othello”:
