“Onkologjia 2”: Borxhet e Klinikës u rritën në fund të vitit 2021

Gjyqi në rastin “Onkologjia 2” vazhdoi me dëshminë e një ish-menaxheri financiar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, i cili zbuloi se borxhet e Klinikës ishin rritur ndjeshëm në fund të vitit 2021, raporton Telma, përcjell Portalb.mk.

Sipas dëshmitarit, drejtorët kërkonin vazhdimisht fonde shtesë për terapi jashtë listës pozitive.

Dëshmitari tregoi se në Klinikë nuk kishte këshill ekspertësh për të vendosur se cili pacient do të merrte terapi të shtrenjtë biologjike.

Në vend të kësaj, vendimet shpesh merreshin personalisht në zyrat e drejtorëve.