NP Lajka: Komunat e Shkupit nuk paguajnë për kapjen e qenve endacakë

Problemi me qentë e pastrehë, për të cilin flitet gjithnjë e më shpesh, nuk mund të tejkalohet pa zgjidhje sistematike, ndërsa ligji që duhet të rregullojë pronësinë e pandërgjegjshme dhe qytetarët që hedhin kafshët shtëpiake tashmë prej katër vitesh është në procedurë miratimi reagojnë nga NP Lajka, transmeton Portalb.mk.

Nga aty shtojnë se ndërgjegjësimi i publikut për strehimin e qenve të pastrehë në vend është i ulët dhe ndërmarrja publike që duhet të sterilizojë qentë është ngecur në borxhe të vjetra.

“Buxheti i vetëm që ka është nga Qyteti i Shkupit, ndërsa komunat e Shkupit pothuajse nuk i paguajnë mjetet për të cilat janë të obliguara t’i paguajnë”, tha NP Lajka.

Çdo vit, secila nga komunat e Shkupit obligohet t’i paguajë NP “Lajka” nga dy milionë denarë. Megjithatë, nga gjithsej 10 komuna në vitin 2022, mjete kanë paguar vetëm 3, ndërsa për të pasur rezultate, Lajka duhet të veprojë në të 10 komunat.

“Nëse të gjitha komunat i përmbushin obligimet e tyre, ndërmarrja do të jetë më efikase. Fatkeqësisht tani dëmin e shkaktuar nga kafshimi në territorin e këtyre komunave e paguajnë NP “Lajka” dhe Qyteti i Shkupit dhe komunat nuk i paguajnë obligimet financiare. Nëse të gjitha 10 komunat e Shkupit i paguajnë obligimet e tyre, ndërmarrja do të punojë në mënyrë të besueshme dhe të qëndrueshme dhe me këtë do të zgjidhet problemi i pagesës së dëmit për kafshimin nga një qen i pastrehë”, thotë NP Lajka.

Nga atje shtojnë se gjendja përkeqësohet me sjelljen e një numri të madh të qenve të pastrehë me furgona nga qytetet tjera në Shkup, sepse për komunat tjera është mënyra më e lehtë dhe më e lirë për t’u përballur me problemin. Për këtë problem ka pasur ankesa në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga policia.

“Problem shtesë janë qentë e fshatit që kanë pronarë të papërgjegjshëm dhe që i lënë të çiftëzohen lirisht. Pa një zgjidhje të përshtatshme ligjore për rregullimin e pronësisë, pronarët as nuk e kanë patjetër t’i regjistrojnë dhe as të paguajnë gjoba për dëmin që shkaktojnë”, thonë nga ndërmarrja publike.

Kërcënimi nga qentë endacakë që lëvizin nëpër rrugë është i pranishëm në të gjitha qytetet e vendit. Krahas rrezikut të sulmeve dhe kafshimeve, ndikimi i tyre negativ shihet edhe në ndotjen e mjedisit duke i rrëzuar mbeturinat nga koshat dhe duke i tërhequr ata zvarrë nëpër rrugë.

Portalb.mk vazhdimisht ka raportuar për këtë problem në Tetovë, Kumanovë, GostivarKërçovë dhe në vendet tjera.