Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë e dridhi Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Maqedoninë e Veriut, njofton Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare-EMSC, transmeton Portalb.mk.

Tërmeti ka ndodhur në orën 14:07 me orën lokale, 15 kilometra nga Ohri, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.

Qytetarët në faqen e EMSC shkruajnë se tërmeti zgjati shumë pak, por se e kanë ndjerë.

“Sikur dikush më tundi divanin”, “I shkurtër por i fuqishëm”, “Zgjati pak, por u ndje”, janë vetëm disa nga komentet e qytetarëve.