Një i mitur në Tetovë mbeti i plagosur pasi një fishekzjarr i ka shpërthyer në gojë

Në vend që të urojë Vitin e Ri, një i mitur nga Tetova nuk do ta kujtojë shumë mirë fillimin e vitit. Në rrethana tejet të pakuptueshme dhe të pasqaruara, i riu ka pësuar lëndime pasi një fishekzjarr i ka shpërthyer në gojë gjatë natës së ndërrimit të viteve, thuhet në buletinin e SPB Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve në qendër të Tetovës, siç njoftojnë nga MPB-ja, nuk ka pasur incidente të rënda përveç tre qytetarëve të cilët kanë qenë të dehur.

Në lidhje me përdorimin e fishekzjarrëve, Ministria e Brendshme së bashku me mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Plastike disa javë para para vitit të ri zhvilluan fushatë në lidhje me përdorimin e mjeteve piroteknike dhe pasojat që mund të lindin, përfshirë edhe lëndimet. Fatkeqësisht, disa qytetarë i shpërfillin këto këshilla, kështu që fishekzjarrët bëhen dekori ynë i përditshëm gjatë festimeve të ngjarjeve të caktuara.

Kujtojmë se në territorin e gjithë shtetit nata e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht qetë. Gjendja e sigurisë në territorin e gjithë shtetit gjatë natës së Vitit të Ri ishte stabile, deklaroi dje ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Ka pasur vetëm prishje të rendit dhe qetësisë publike ose gjithsej 12 vepra penale në territorin e gjithë shtetit, më së shpeshti tregtie palejuar me drugë dhe një rrezikim të sigurisë. Kemi regjistruar kundërvajtje të Ligjit për rend dhe qetësi publike, gjithsej 20 në të gjithë sektorët për punë të brendshme. Kemi regjistruar dy kundërvajtje sipas Ligjit për siguri në komunikacion nëpër rrugë, ka pasur gjithsej tetë aksidente trafiku me dëme materiale në territorin e shtetit”, deklaroi Spasovski.