Nikolovski nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij”: Ne kemi nevojë për mësim praktik që do t’i përgatisë studentët për tregun e punës (Intervistë)

Kryetari i ri i Asamblesë Studentore Universitare të UKM, Aleksandar Nikolovski, në një intervistë për Meta.mk ka bërë të ditur se ai është i përkushtuar për përfshirjen e mësimit praktik të detyrueshëm, ku studenti jo vetëm do të marrë nënshkrim, por do ta shohë si funksionon realisht biznesi, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Nikolovski thotë se është i nevojshëm rishikimi dhe përmirësimi i cilësisë së kurrikulave të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” – Shkup (UKM) me qëllim të “bashkimit” të aftësive të fituara nga studentët me nevojat e tregut të punës.

UKM do të jetë një organ që do të ringjallë jetën studentore në fakultete dhe do të mbrojë të drejtat e studentëve.

Nikolovski paralajmëron formimin e Komisionit për Standarde Studentore që do të avokojë për problemet me konviktet dhe bursat e studentëve, urbanizimin e kampusit universitar, vazhdimin e angazhimit për digjitalizimin e mësimit dhe heqjen përfundimtare të aplikimeve dhe formularëve në letër gjatë regjistrimit apo certifikimit të një semestër.

Kryetari i studentëve të UKM në bisedë flet edhe për idetë se si të përmirësohet masa e vakteve të subvencionuara të studentëve, kthimi i gazetës studentore “Avangarda”, arsimimi i dyfishtë dhe shfrytëzimi më efikas i mjeteve që studentët paguajnë për IAKS (informatikë , aktivitete kulturore dhe sportive).

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Sistemi i vlerësimit me nota ka dëshmuar të jetë joefikas jo vetëm në universitete por edhe në shkolla, por institucionet kompetente nuk pranojnë ta ndryshojnë politikën kushtetuese.