Nga një kabllo e prerë gabimisht nga punëtorët në Shkup u shkaktua zjarr që u shpërnda deri te oborret e shtëpive fqinje

Punonjësit e Policisë së Maqedonisë së Veriut pasi morën njoftim në lidhje me një ndezjen e një zjarri në fshatin Rashtak të Shkupit, ata dolën për të kontrolluan situatën, transmeton Portalb.mk.

“Disa punëtorë të ndërtimtarisë, të angazhuar nga një kompani ndërtimi për të punuar në një parcelë, kanë prerë një kabllo elektrike”, raportoi Policia.

Sqarohet që nga kjo prerje, është shkaktuar një shkëndijë e cila ka ndezur barin e thatë. Zjarri ka vazhduar të djeg edhe një shtyllë elektrike të EVN-së. Shtylla e djegur ka rënë dhe ka shkaktuar zjarr te oborret e 69 vjeçarit B.P. dhe 56 vjeçarit I.A.