Nesër fillon festivali “Xhaz, Bota dhe Muzika Bashkëkohore”, do të ketë dhe artistë ndërkombëtar

Edicioni i dytë i festivalit “Xhaz, Bota dhe Muzika Bashkëkohore” që do të fillojë këtë fundjavë në Veles. Këtë herë do të jetë me karakter ndërkombëtar me artistë nga Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe të ftuar nga Gjermania dhe Australia, raporton Portalb.mk.

Festivali është organizuar nga “Art Generator” do të fillojë nesër (e premte) në Veles dhe do të zgjasë pesë ditë me pauza në ndërkohë, pra nga 1 shtatori deri më 13 shtator. Festivali do të ketë koncerte të muzikës xhaz, muzikës bashkëkohore, muzikës elektronike, me ekspozitë arti, dhe performanca vizuele.

“Me organizimin e këtij festivali synojmë që të kontribuojmë në decentralizimin dhe demetropolitizimin e kulturës dhe artit, me promovimin e përmbajtjes cilësore, prandaj besojmë se ky festival është me rëndësi të jashtëzakonshme për Velesin” thonë organizatorët nga “Art Generator”.

Mbrëmja e parë, në një shtator do të fillojë me muzikë xhaz në teatrin kombëtar “Jordan Haxhi Konstantinov – Gjiganti”, në skenë do të del grupi  nga Kroacia “Reel Problems” dhe pas mbarimit të koncertit mbrëmja do të vazhdojë me muzikë elektronike me Bojan Chakra i shoqëruar me video mapping nga Borçe Konzulov. Ndërkaq, mbrëmja e dytë do ti përkushtohet muzikës bashkëkohore me performancë të “KEM” dhe “Pian Slavej” dhe më pas përsëri mbrëmja do të vazhdojë me muzikë elektronike me producentin Andreja Salpe.

Mbrëmja e tretë do t’i përkushtohet 80 vjetorit të vdekjes të shkrimtarit Kosta Solev Racin, ku fillimisht do të ketë koncert nga artisti nga Greqia “Dine Doneff Nered music Trilogie” ndërsa pastaj do të performojnë slam poetry, dyshja muzikale ”Aspirin Moon” të shoqëruar me perfomance vizuele. Dhe nata e katërt është e rezervuar për hapjen e ekspozitës të “Fotini Potamia” dhe festivali natën e fundit do të përmbyllet me mbylljen e ekspozitës dhe koncert të Dine Doneff dhe Jordan Kostov në “Europe House” në Veles.

Biletat do të kushtojnë 200 denarë dhe janë në shitje në Veles në barin “Tarantino”, në teatrin kombëtar “Jordan Haxhi Konstantinov – Gjiganti”, por edhe në Shkup në lokalin “Gluvo Kuçe”. Për më shumë informata mund të drejtoheni në eventin e Art Generator në Facebook.